Prishtinës i mjaftojnë 45 minuta ndaj Arbërisë, kryeqytetasit bëhen ‘hije’ e Dritës dhe Ballkanit

1732

Prishtina ka vazhduar ecurinë e rezultateve pozitive, derisa në kuadër të xhiros së 20-të në Superligë ka mposhtur Arbërinë në udhëtim me rezultat bindës 4-0. Madje, kryeqytetasve u kanë mjaftuar vetëm 45 minuta për ta hipotekuar fitoren e 11-të kampionale, shkruan Gazetasheshi.com.

Leonit Abazi me dy gola tejet të bukur, Leutrim Kryeziu dhe Besnik Krasniqi me nga një gol tjetër kontribuan në fitoren e tretë radhazi në pranverë për skuadrën e Zekirija Ramadanit që vazhdon të mbetet ‘hije’ e Dritës dhe Ballkanit në klasifikim.

Dhjetë herë kampionët e vendit tashë kanë të mbledhura 38 pikë, tri më pak se Ballkani që ndodhet në pozitën e dytë dhe gjashtë më pak se Drita që kryeson kampionatin, por që kanë për të zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiro.

Arbëria për momentin nuk ndryshon pozicion në renditjen tabelare, mirëpo rrezikon shumë pasi që ka vetëm 22 pikë, ndërkohë që kundërshtarët direkt për mbijetesë kanë për të zhvilluar ndeshjen e kësaj jave.

Gazeta “Sheshi” ju sjell raportin e ndeshjes minutë pas minute:

Arbëria – Prishtina 0-4

– Mbyllet ndeshja!

90+2′ GOL! Besnik Krasniqi (Pri) gjuan nga afërsia pas asistimit të Leutrim Kryeziut dhe realizon për 4-0.

+4 minuta shtesë!

90′ Lumbardh Dellova (Pri) gjuan nga largësia, por topi mbi portë.

89′ Hysen Bytyqi (Arb) ndëshkohet me karton të verdhë!

88′ Tun Bardhoku (Pri) tenton goditjen brenda zonës, por topi shkon mbi portë.

81′ Zëvendësime te Prishtina: Enis Gavazaj dhe Gauthier Mankenda inkuadrohen në vend të Leonit Abazit dhe Alban Shillovës.

78′ Leonit Abazi (Pri) gjuan me të majtën, por vetëm mbi portë.

77′ Zëvendësim te Arbëria: Hysen Bytyqi inkuadrohet në vend të Almir Kryeziut.

70′ Agron Bruqi (Arb) gjuan mbi portë.

69′ Alban Shillova (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

68′ Zëvendësim te Prishtina: Albin Prapashtica inkuadrohet në vend të Lorik Boshnjakut.

68′ Zëvendësim te Arbëria: Çlirim Kashtanjeva inkuadrohet në vend të Gresild Likës.

67′ Çlirim Avdulli (Arb) godet me të majtën brenda zonës, por pret Ardit Nika.

66′ Leutrim Kryeziu (Pri) gjuan brenda zonës, por devijohet goditja e tij nga Bruno Arrabal.

65′ Besnik Krasniqi (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

62′ Alban Shillova (Pri) pasi shmang dy futbollistë të mbrojtjes vendase, gjuan me të majtën, por vetëm mbi portë.

60′ Zëvendësime te Prishtina: Gentjan Muça dhe Tun Bardhoku inkuadrohen në vend të Leutrim Bekteshit dhe Endrit Krasniqit.

58′ Zëvendësim te Arbëria: Anes Hot inkuadrohet në vend të Marclei Santos.

56′ Kreshnik Bahtiri (Arb) provon goditjen nga jashtë zonës, por pa shqetësim për portierin Ardit Nika, pasi që topi shkon mbi traversë.

54′ Elmir Lekaj (Arb) gjendet i vetëm me Ardit Nikën pas asistimit të Almir Kryeziut, mirëpo goditjen e futbollistit shkodran e pret me shumë sukses ‘gardiani’ kryeqyteas.

52′ Endrit Krasniqi (Pri) gjuan brenda zonës pas harkimit të Besnik Krasniqit, por topi shkon mbi portë.

– Starton pjesa e dytë!

* Zëvendësime te Arbëria: Ergon Hyseni dhe Aldin Adzovic inkuadrohen në vend të Leotrim Beqirit dhe Dior Zabërgjës.

– Mbyllet pjesa e parë!

37′ GOL! Leutrim Kryeziu (Pri) gjuan brenda zonës me të djathtën dhe në këndin e djathtë të ‘gardianit’ Donat Kaçiu e dërgon topin drejt rrjetës, 0-3.

30′ Alban Shillova (Pri) gjuan nga jashtë zonës, mirëpo goditjen e tij e pret Donat Kaçiu.

29′ Leutrim Kryeziu (Pri) gjuan mbi portë pas një skeme të realizuar nga ndërprerja së bashku me Endrit Krasniqin dhe Qëndrim Zybën.

20′ GOL! Leonit Abazi (Pri) përfiton nga një pasim i Alban Shillovës dhe realizon me lehtësi brenda zonës, 0-2.

17′ Almir Kryeziu (Arb) provon goditjen nga ndërprerja, por topi qëllon vetëm rrjetën e jashtme të ‘gardianit’ Ardit Nika.

09′ GOL! Leonit Abazi (Pri) manovron bukur me topin brenda zonës dhe gjuan me të djathtën duke realizuar një gol tejet të bukur, 0-1.

07′ Endrit Krasniqi (Pri) gjuan brenda zonës pas harkimit të Besnik Krasniqit, mirëpo futbollisti Agron Bruqi shpëton gol të sigurt duke e devijuar topin në fundore.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Arbëria: Kaçiu, Beqiri, Lekaj, Arrabal, Avdulli, Bruqi, Bahtiri, Zabërgja, Lika, Kryeziu, Santos. Kryetrajner: Arbnor Morina

Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Shillova, Kryeziu. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Gjyqtarë: Shpëtim Murtezi, Safet Berisha, Hekuran Osmani, Dardan Çaka

Stadiumi i qytetit – Ferizaj

/Gazeta Sheshi/