Prishtina zyrtarizon ish-trajnerin e Vëllaznimit

277

Prishtina ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Skuadra nga kryeqyteti ka bërë të ditur se trajner për pjesën e mbetur do të jetë, Ljupche Malinkov.

Trajneri maqedon së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Vëllaznimit, shkruan Gazetasheshi.com

Ndërsa, përveç Vëllaznimit me parë ka qenë pjesë e Pelisterit, Feni Industries dhe ndihmës-trajneri i Davitkov në përfaqësuesen maqedone.

Në ndeshjen e fundit Prishtinën, e ka udhëhequr Andi Rashica i cili ka marrë fitore ndaj Bashkimit me rezultat 99:88.

Prishtina pas 21 ndeshjeve gjendet në poztën e shtatë me 28-të pikë të grumbulluara.

/GazetaSheshi/