Prishtina zhvendoset në Gjakovë, gati për Feronikelin!

252

Skuadra e Prishtinës nga sot do të vendoset në Gjakovë dhe do të qëndroj deri ditën e shtunë kur edhe luhet ndeshja e Superkupës me Feronikelin, shkruan faqja “Fansat e Futbollit Kosovar”.

Mësohet se klubi prishtinas do qëndrojë në karantinë në qytetin e Gjakovës, derisa nuk dihet se a do shfrytëzojnë terenin e skuadrës së Vëllaznimit për të mbajtur ndonjë seancë stërvitore apo jo.

Feronikeli dhe Prishtina do të ndeshen ne finalen e Superkupës të shtunën me fillim nga ora 16:00, në stadiumin Shahin Haxhiislami në Pejë.