Prishtina u’a pret flatrat “Shqiponjave”, llapjanët ‘zbusin’ Tigrat e Zi

Prishtina pa frena. Nuk ndalon as në Skenderaj, pasi që mposht Drenicën bindshëm me shifrat 3-0 dhe merr kreun e tabelës së bashku me Dritën dhe Balkanin, raporton Gazetasheshi.com.

Kryeqytetasit e nisën mirë ndeshejen me golin e realizuar nga Otto John, derisa Ergyn Ahmeti e dyfishoi rezultatin në pjesën e parë. Edmond Turku qëlloi gabimisht në portën e tij në pjesën e dytë për të vulosur fitoren e skuadrës ‘bardhekaltër’.

Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Llapi, pasi që në shtëpi e mposhti skuadrën e Feronikelit me rezultat minimal 2-1.

Ersil Ymeri realizoi dy gola për skuadrën llapjane në këtë përballje, por ‘heroi’ i llapjanëve ishte ‘gardiani’ Giaccomo Nava, i cili priti penaltinë e Jean Da Silvës në minutën e fundit të kohës shtesë. Ilir Berisha realizoi golin e vetëm për skuadrën e “Niklit” në këtë përballje.

Gazeta “Sheshi” ju përcjell formacionet zyrtare, rastet, golat dhe gjithçka tjetër nga këto dy ndeshje:

🎯 Drenica – Prishtina 1-3

⏳ Mbyllet ndeshja!

➕3⃣ minuta shtesë!

⚠ 87′ Ardit Hila (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

⚽ 82′ Goool… Coulibaly (Dre) pas një aksioni të bukur gjuan vetë dhe realizon për ta ngushtuar rezultatin 1-3.

♻ 72′ Zëvendësim te Drenica: Osman Mëziu në vend të Armend Abazit.

⏱ 70′ Armend Abazi (Dre) gjuan drejt portës, por pret sërish Visar Bekaj.

♻ 67′ Zëvendësim te Prishtina: Ardit Hila inkuadrohet në vend të Ergyn Ahmetit.

⏱ 65′ Argjend Bardhi (Dre) gjuan afër zonës, por topi shkon vetëm jashtë portës.

⏱ 60′ Genc Hamiti (Dre) godet traversën nga afërsia.

♻ 57′ Zëvendësim te Prishtina: Meriton Korenica inkuadrohet në vend të Otto John.

♻ 55′ Zëvendësim te Prishtina: Qëndrim Zyba inkuadrohet në vend të Endrit Krasniqit.

⏱ 53′ Armend Abazi (Dre) gjuan bukur drejt portës, por pret Visar Bekaj.

⚽ 52′ Goool… Edmond Turku (Dre) në tentim për ta larguar topin e dërgon drejt portës së tij për rezultatin 0-3.

⏱ Starton pjesa e dytë!

⌛ Mbyllet pjesa e parë!

➕1⃣ minutë shtesë!

⏱ 43′ Kreshnik Uka (Pri) tenton goditjen, por në fundore e dëbon Arion Ymeri.

⏱ 42′ Ergyn Ahmeti (Pri) gjuan bukur brenda zonës, por këtë herë vetëm pranë portës.

⚽ 30′ Goool… Ergyn Ahmeti (Pri) ‘shkarkon’ të djathtën e tij dhe realizon një gol të bukur për 0-2.

⏱ 25′ Kreshnik Uka (Pri) gjuan brenda zonës, por intervenon me shpejtësi Arion Ymeri.

⚽ 12′ Goool… Otto John (Pri) gjuan bukur me kokë dhe realizon për 0-1.

⏱ 08′ Kreshnik Uka (Pri) gjuan fare pranë shtyllës pingule nga një distancë prej dy metra larg portës.

⏱ Starton ndeshja!

🥀 Një minutë heshtje për Gëzim Kaçanikun, ish-futbollistin e njohur mitrovicas që ndërroi jetë pak ditë më parë.

📝 Formacionet zyrtare:

📍 Drenica: Ymeri, Mujkic, Turku, Coulibaly, Lushtaku, Thaqi, Abazi, Bardhi, Elshani, Hamiti, Tahiri. 👨‍🏫 Kryetrajner: Gani Sejdiu

📍 Prishtina: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Miftaraj, Abazi, Boshnjaku, Ahmeti, Krasniqi, Uka, Januzi, John. 👨‍🏫 Kryetrajner: Armend Dallku

🔎 Gjyqtarë: Kreshnik Vula, Edmond Zeqiri, Jakup Musolli, Gramos Shala

🏟 Stadiumi: “Bajram Aliu” – Skenderaj

🎯 Llapi – Feronikeli 2-1

⏳ Mbyllet ndeshja!

⚽❌ 90+3′ Giaccomo Nava (Fer) pret penaltinë e Jean Da Silvës.

⏱ 90+2′ Arbnor Ramadani (Llap) ndërhynë në mënyrë të palejuar ndaj Nicholas Andrews dhe gjyqtari Besfort Kasumi akordon penalti.

➕4⃣ minuta shtesë!

♻ 78′ Zëvendësim te Llapi: Behar Maliqi inkuadrohet në vend të Kastriot Selmanit.

♻ 70′ Zëvendësim te Feronikeli: Princ Balde inkuadrohet në vend të Ilir Berishës.

⏱ 70′ Medjon Hoxha (Fer) gjuan me kokë vetëm jashtë portës.

♻ 68′ Zëvedësim te Feronikeli: Medjon Hoxha inkuadrohet në vend të Mevlan Zekës.

♻ 68′ Zëvendësim te Llapi: Jasmin Raboshta inkuadrohet në vend të Labinot Osmanit.

⏱ 65′ Kastriot Selmani (Llap) shpërdoron një mundësi të pastër shënimi, por këtë herë pret Florian Smakiqi.

⚠ 60′ Nicholas Andrews (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë!

⚠ 60′ Giaccomo Nava (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë!

♻53′ Zëvendësim te Feronikeli: Harmon Gbowea inkuadrohet në vend të Simon Loshit.

⚽ 50′ Gooool… Ersil Ymeri (Llap) përfiton nga një gabim i ‘gardianit’ Florian Smakiqi duke realizuar në portën e zbrazët 2-1.

⏱ Starton pjesa e dytë!

♻ Zëvendësim te Drenica: Flamur Muleci inkuadrohet në vend të Qemail Elshanit.

♻ Zëvendësim te Drenica: Argjend Mustafa inkuadrohet në vend të Arbios Thaqit.

⌛ Mbyllet pjesa e parë!

➕2⃣ minuta shtesë!

⏱ 44′ Kastriot Selmani (Llap) nuk arrinë ta dërgojë topin drejt rrjetës.

♻ 25′ Zëvendësim te Llapi: Alban Shabani inkuadrohet në vend të Mentor Zhdrellës.

⚽ 18′ Goool… Ilir Berisha (Fer) ka barazuar rezultatin në 1-1.

⚽ 13′ Goool… Ersil Ymeraj (Llap) gjuan drejt portës dhe realizon për 1-0.

⏱ Starton ndeshja!

🥀 Një minutë heshtje për Gëzim Kaçanikun, ish-futbollistin e njohur mitrovicas që ndërroi jetë pak ditë më parë.

📝 Formacionet zyrtare:

📍 Llapi: Nava, Hoxhaj, Kadriu, Prençi, Hoti, Ymeri, Ramadani, Zhdrella, Selmani, Pefqeli, Osmani. 👨‍🏫 Kryetrajner: Tahir Batatina

📍 Feronikeli: Smakiqi, Islami, Lladrovci, Berisha, Hoxha, Dabiqaj, Bojku, Loshi, Da Silva, Zeka, Andrews. 👨‍🏫 Kryetrajner: Agim Sopo

🔎 Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Safet Berisha, Elvis Bicaj, Visar Kastrati

🏟 Stadiumi: “Zahir Pajaziti” – Podujevë

/Gazeta Sheshi/