Prishtina triumfon bindshëm ndaj Trepça ’89 dhe rezervon “finalen” me Feronikelin

Feronikeli – Prishtina do ta diskutojnë titullin e kampionit për edicionin 2018/19 në Ipko Superligë, shkruan Gazetasheshi.com.

Dy skuadrat regjistruan fitoret e rradhës në kuadër të javës së 32-të, teksa në vikendin e ardhshëm do mësohet se cila nga këto dy skuadra do ta ngris trofeun në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

Derisa “industrialistët” shënuan fitore në udhëtim 1-3 te Llapi, ekipi i Prishtinës mposhti Trepçën ’89 me rezultat të pastër 3-0.

Fitore shumë të rëndësishme shënoi edhe Flamurtari në duel me Dritën në Gjilan, në një ndeshje ku gjilanasit nuk ishin të interesuar për fitore (1-2).

Nën thirrjet “Marre” “Marre” “Marre” ka përfunduar dueli ndërmjet Drenicës dhe Ballkanit (1-1).

Gazetasheshi.com ju transmeton raportin nga katër takimet e ditës së mërkurë, duke ua servuar formacionet zyrtare, rastet, golat dhe gjithçka tjetër nga Podujeva, Prishtina, Gjilani dhe Skenderaj.

🎯 Llapi – Feronikeli 1-3

⏳ Mbyllet ndeshja!

⏱ 90′ Egzon Sinani (Llap) godet shtyllën pingule pas gjuajtjes me kokë.

⏱ 74′ Arbnor Ramadani (Llap) ‘shkarkon’ të majtën e tij, por në fund pengohet nga Lapidar Lladrovci që devijon topin në fundore.

⏱ 72′ Behar Maliqi (Llap) gjuan nga distanca, por pret Deniz Troshupa.

⚽ 62’ Gooool… Kastriot Rexha (Fer) ka realizuar me kokë pas asistimit të Yll Hoxhës, 1-3.

⚽ 55′ Gooool… Mendurim Hoti (Fer) ka rikthyer epërsinë e Feronikelit, 1-2.

⛳ Starton pjesa e dytë!

⌛ Mbyllet pjesa e parë!

⏱  Ahmed Jonuzi (Llap) gjendet në situatë të mirë për shënim, por Islami e bllokon goditjen e sulmuesit në momentin e fundit

⚽ 20′ Gooool… Festim Alidema (Llap) ka barazuar rezultatin me golin e realizuar nga penalti!

🚫 19′ Ahmed Januzi (Llap) ndalet në zonë në mënyrë të palejuar nga mbrojtja vendase dhe gjyqtari kryesor Tefik Maloku akordon penalti për ekipin vendas.

⚽ 18′ Goool. Arbër Prekazi (Fer) zhbllokon ndeshjen duke realizuar me kokë brenda zonës, 0-1.

⏱ 10′ Astrit Fazliu (Fer) pasi pranon një top nga Kastriot Rexha gjuan me të majtën me topin që shkon pranë shtylles pingules.

⏱ 08′ Ahmed Januzi (Llap) gjuan brenda zonës, por vetëm qëndrore goditja e tij që përfundon në duart e Deniz Troshupës.

⏱ 03′ Muhamet Hyseni (Llap) në rast ideal, teksa nga afërsia nuk qëllon cakun.

⛳ Starton ndeshja!

📝 Formacionet zyrtare:

📌 Llapi: Ademi, Blakçori, Sinani, Prençi, Idrizi, Namani, Maliqi, Zhdrella, Alidema, Hyseni, Januzi. Kryetrajner: Tahir Batatina.

📌 Feronikeli: Troshupa, Islami, Hoxha, Prekazi, Lladrovci, Hoti, Dabiqaj, Morina, Silva, Rexha, Faziu.

⚖ Gjyqtarët: Tefik Maloku, Granit Hyseni, Bekim Rama, Visar Kastrati

🏟 Stadiumi: “Zahir Pajaziti” – Podujevë

 

🎯 Prishtina – Trepça ’89 3-0

⏳ Mbyllet ndeshja!

⚽ 90+3′ Gooool… Mario Morina (Pri) i shmanget bukur ‘gardiani’ Arben Beqiri dhe realizon në portën e zbrazët 3-0.

⏱ 80′ Gauthier Mankenda (Pri) lëshon një rast të mirë shënimi, derisa gjuajtjen e tij e pret ‘gardiani’ Armend Beqiri.

⚽ 68′ Gooool… Basid Khalid (Pri) realizon nga afërsia pas harkimit nga e djathta e Armend Thaqit, 2-0.

⚽ 48′ Gooool… Gauthier Mankenda (Pri) ka realizuar me të djathtën e tij për ti kaluar vendasit në epërsi, 1-0.

⛳ Starton pjesa e dytë!

⌛ Mbyllet pjesa e parë!

⏱ 31′ Arben Beqiri (T’89) shpëton portën e tij, duke intervenuar para se Armend Thaqi të arrij topin.

⏱ 26′ Lassine Traore (T’89) pasi pranon një top të bukur nga mesi i fushës gjuan me të majtën, por godet vetëm pingulen.

⏱ 22’ Gauthier Mankenda (Pri) sërish në rast të mirë, mirëpo gjuajtja e tij ‘fluturon’ mbi portë.

⏱ 20′ Lassine Traore (T’89) gjuan lart mbi portë.

⏱ 15’ Armend Thaqi (Pri) harkon nga e djathta, por Mankenda nga afërsia nuk e dërgon topin në rrjetë

⏱ 12′ Gauthier Mankenda (Pri) gjuan vetëm jashtë portës.

⛳ Starton ndeshja!

📝 Formacionet zyrtare:

📌 Prishtina: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Dallku, Bashiru, Miftaraj, Ahmeti, Mustafa, Mankenda, Pefqeli, Khalid. 👨‍🏫 Kryetrajner: Mirel Josa

📌 Trepça ’89: Beqiri, Pira, Basriu, Kaqiku, Muja, Maloku, Hoti, Avdyli, Hyseni, Traore, Herman. 👨‍🏫 Kryetrajner: Sabit Osmani

⚖ Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Bardh Ajeti

🏟 Stadiumi: “Fadil Vokrri” – Prishtinë

 

🎯 Drita – Flamurtari 1-2

⏳ Mbyllet ndeshja!

⏱ 90+2′ Alban Shillova (Fla) pasi i shmanget bukur mbrojtjes vendase gjuan, por pret ‘gardiani’ Dorart Ramadani.

⏱ 85′ Adem Maliqi (Fla) gjuan drejt portës, por pret Dorart Ramdani.

⚽ 70′ Gooool. Agron Bruqi (Fla) gjendet bukur në zonë dhe gjuan për të realizuar, 1-2.

❌⚽ 62′ Florim Berbatovci (Fla) realizon, por gjyqtari anësor Besnik Morina anulon golin për pozitë jashtë loje.

⚽ 60′ Gooool. Shend Kelmendi (Fla) ka barazuar rezultatin e ndeshjes pas një gjuajtje të sakt brenda zonës, 1-1.

⏱ 59′ Florim Berbatovci (Fla) gjendet i vetëm me ‘gardianin’ Dorart Ramdani, i cili pret gjuajtjen e tij.

⏱ 52′ Alban Shillova (Fla) godet pingulen nga topi që e ktheu Dorart Ramadani, i cili priti gjuajtjen e tij të parë.

⏱ 46′ Egzon Krasniqi (Fla) rast të pastër për shënim, por pret sërish Dorart Ramadani.

⛳ Starton pjesa e dytë!

⌛ Mbyllet pjesa e parë!

⏱ 37′ Filonit Shaqiri (Dri) ‘shkarkon’ të djathtën e tij, por mbi portë.

⏱ 33′ Festim Krasniqi (Dri) asiston bukur në zonë te Klajdi Burba, por ‘gardiani’ Flamur Neziri e largon topin në momentet e fundit.

⏱ 32′ Ardit Mustafa (Dri) pason bukur te Filonit Shaiqiri, i cili gjuan vetëm mbi portë.

⏱ 30′ Gentrit Dumani (Fla) provon goditjen e tij nga ndëreprja, por pret ‘gardiani’ Dorart Ramadani.

⚽ 23′ Goool. Klajdi Burba (Dri) ka realizuar brenda zonës, teksa u shërbye bukur nga Denis Haliti, 1-0.

⏱ 08′ Alban Shillova (Fla) shmang bukur ‘gardianin’ Dorart Ramdani, por golin ia mohon futbollisti Përparim Livoreka, duke e larguar topin nga vija e portës.

⏱ 07′ Alban Shillova (Fla) gjuan drejt portës, por pret ‘gardiani’ Dorart Ramadani.

⏱ 05′ Egzon Krasniqi (Fla) tenton goditjen brenda portës, por mbrojtësi Fidan Gërbeshi e dëbon topin në fundore.

⏱ 03′ Festim Krasniqi (Dri) gjuan jashtë portës pasi u shërbye bukur nga ana e majtë nga Denis Haliti.

⛳ Starton ndeshja!

📝 Formacionet zyrtare:

📌 Drita: Ramadani, Livoreka, Gërbeshi, Berisha, Haliti, Shaqiri, Vucaj, A.Krasniqi, Mustafa, F.Krasniqi, Burba. 👨‍🏫 Kryetrajner: Ardian Nuhiu

📌 Flamurtari: Neziri, Maxhun, Granchov, Quansah, Dumani, Burqi, Boshnjaku, E.Krasniqi, Kelmendi, Shillova, Ibrahim. 👨‍🏫 Kryetrajner: Arsim Thaçi

⚖ Gjyqtarë: Dardan Çaka, Besnik Morina, Gëzim Mehmeti, Ilir Mehmeti

🏟 Stadiumi: “I qytetit” – Gjilan

🎯 Drenica – Ballkani 1-1

⏳ Mbyllet ndeshja!

😡 90′ Firshkëllima në Skenderaj, tifozët nuk e duan lojën pasive të asnjërës skuadër.

⚽ 50’ Gooool… Jetmir Topalli (Ball) realizon pasi u shërbye bukur nga Blendi Baftiu, 1-1.

⏱ 47’ Jetmir Topalli (Ball) shmanget mbrojtes vendase dhe gjuan fuqishëm, por portieri Arion Ymeri ishte në vend.

⛳ Starton pjesa e dytë!

⌛ Mbyllet pjesa e parë!

⚽ 40′ Goool. Hysen Tahiri (Dre) pasi u shërbye bukur nga ana e majtë gjuan me saktësi dhe realizon për 1-0.

⏱ 20’ Hysen Tahiri (Dre) në rast të mirë, por në momentet e fundit reagon mbrojtja mysafire.

⛳ Starton ndeshja!

📝 Formacionet zyrtare:

📌 Drenica: Ymeri, Bejta, Sykaj, Lushtaku, Balde, Thaqi, Mustafa, Dajaku, Uka, Tahiri, Meziu. Kryetrajner: Tahir Lushtaku

📌 Ballkani: Ruxhi, Krasniqi, Berisha, Potoku, Jashari, Adzovic, Baftiu, Muçaj, Ajzeraj, Topalli, Nebiu. Kryetrajner: Gani Sejdiu

⚖ Gjyqtarë: Fatmir Tahiri, Driton Preniqi, Fatmir Abrashi, Isak Ceroviku

🏟 Stadiumi: “Bajram Aliu” – Skenderaj

/Gazeta Sheshi/