Prishtina – Trepça ’89, statistikat favorizojnë këtë skuadër

Java e 13-të e Superligës së Kosovës në futboll mbyllet sot me dy superndeshje.

Padyshim një nga ndeshjet më interesante të kësaj jave zhvillohet ën kryeqytet ku ndeshen rivalët e vjetër Prishtina – Trepça ’89.

Nga ora 13:00 Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Trepçën’89.

Bardhekaltrit për t’i mbajtur ende gjallë shpresat për titull duhet gjithsesi të fitojnë, derisa Trepça’89 e cila po kalon formë të mirë në kryeqytet udhëton për fitore dhe kjo është arsyeja të pritet ndeshje e fortë.

Prishtina nga kompanitë e basteve cilësohet e favorite pasi ka kuotën vetëm 1.45, derisa fitorja e Trepçës’89 kap kuotën 5.45. Barazimi është 4.20. Megjithatë, statistika nuk janë që favorizojnë shumë Prishtinën.

Në dy ndeshjet e fundit Prishtina ka pësuar humbje nga Trepça’89, por të dyja ndeshjet e luajtura në Mitrovicë, ndërsa në Prishtina, mysafirët pothuaj gjithmonë janë dalë të humbur. Mbetet të shihet këtë herë sesi do të përfundojë.

Ky ballafaqim nis nga ora 13:00, derisa statistikat në pesë ndeshjet e fundit mund t’i shihni më poshtë.

Image