Prishtina superiore ndaj Flamurtarit

565

Prishtina ka mposhtur me rezultat të thellë (4-1), skuadrën e Flamurtarit në duelin e së mërkurës të zhvilluar në stadiumin Xhemajl Ibishi në Prishtinë. Në fakt ky ishte dueli i dytë kontrollues të cilin e zhvilloi skuadra e Kushtrim Munishit, mirëpo për dallim nga dueli me Hajvalinë, bardh e kaltërit ishin në nivel të lartë ndaj Flamurtarit duke realizuar plotë katër herë, përcjellë Gazeta Sheshi nga faqja zyrtare e klubit të Prishtinës.

Basit Abdul KhalidFidan MujajMe gjithëse pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat të barabartë 1-1, me golat e realizuar nga Blend Baftiu dhe Fidan Muja, në fraksionin e dytë shpërthyen portat. Makenda, Osmani dhe Kukaj realizuan tre gola në 45 minutëshin e dytë për ti sjellë fitoren Prishtinës në këtë përballje.

Prishtina duelin e rradhës miqësor e zhvillon të shtunën ndaj Vëllaznimit në Gjakovë.