Prishtina publikon çmimin e biletave për ndeshjen ndaj Gjilanit

Dy rivalët e mëdhenj të dikurshëm të dy viteve të pasluftës, prej asaj kohe nuk kanë qenë në këso pozita në klasifikim. Ballafaqimi i cili do zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet pritet të jetë histori në vete, shkruan Gazetasheshi.com.

Pavarësisht formës e cila është kalimtare përballja ndërmjet këtyre dy klubeve gjithmonë ka zgjuar interesim të madh te tifozët.

Një interesim i tillë pritet të jetë edhe për ndeshjen e së dielës mbrëma (20:00), teksa dy grupet e tifozërive kanë paralajmëuar pjesëmarrjen.

Çmimi i biletave nuk do të ndryshoj dhe do të ndryshoj dhe do të jetë i njëjtë sikurse në derbin me Llapin, 3 euro në lindje, 3 euro në veri (për tifozët mysafirë), 5 euro në perëndim dhe 10 euro në VIP.

Biletat mund t’i gjeni në ditën e ndeshjes pas orës 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe përreth stadiumit (tribuna jugore).

/Gazeta Sheshi/