Prishtina po kthen fytyrën e saj

184

Klubi me historinë më të lavdishme në vend, stinorin e shkuar mezi mbijetoi në elitë. Vetëm në fund siguroi mbijetesën në futbollin kosovar.

Por, ky ishte vetëm një episod i keq, që sipas zyrtarëve të skuadrës, më nuk bën të përsëritet.

Këtë stinor, Prishtina ka kthyer fytyrën me të cilën tifozët janë mësuar ta shohin – gjithnjë në garë për titull dhe kupë, shkruan Koha Ditore.

Pas katër xhirove, Prishtina kryeson me 10 pikë. Ka tri fitore e një barazim. Barazimin e arriti të dielën në Pejë përballë skuadrës tjetër favorite për titull Besës. Madje, deri në çastet e fundit ishte në avantazh prej 1:0.

Kryetari i klubit, Remzi Ejupi, thotë se ky është vetëm fillimi i këndelljes. Sipas tij, synimi është Evropa.