Prishtina po bëhet gati të luajë në këtë stadium (FOTO)

Prishtina ende nuk e ka caktuar lokacionin se ku do ta zhvillojë duelin e fundit final përballë Dritës, njëherit edhe përcaktues për titullin kampion për edicionin 2017/18 në Vala Superligë.

Bardh e kaltërit tashmë e kanë një “pistë”, aty ku i luajtën të gjitha ndeshjet në pranverë, stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, teksa edhe në faqen zyrtare të klubit kryeqytetas vërhet se organizimi për në Pejë tashmë ka filluar, shkruan Gazetasheshi.com.

Mbetet për tu parë deri nesër se në cili do jetë stadiumi që do e presë finalen e madhe ndërmjet Prishtinës dhe Dritës. Më poshtë keni edhe pamjet e tifozërisë “Plisat” në Pejë në vitin 2007.

/Gazeta Sheshi/