Prishtina paralajmërohet për në Prizren

154

Liria – Prishtina do të jetë nga ndeshjet më interesante të xhiros 27 të Raiffeisen Superligës.

Të dy skuadrat ndodhen në pjesën e dytë të renditjes dhe fitorja do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme si për njërën, ashtu edhe për tjetrën palë.

Prizrenasit dhe prishtinasit kanë nga 31 pikë në pozitat tetë dhe nëntë.

Megjithatë, nëse është për t’iu besuar statistikave, Liria është e pathyeshme në shtëpi. Nga 12 ndeshje të zhvilluara e ka humbur vetëm një në vjeshtë (ndaj Feronikelit), derisa ka 7 fitore e katër barazime, shkruan Gazeta Sheshi.

Prizrenasit në gjashtë ndeshjet e fundit kanë po kaq fitore, duke e lënë Prishtinën me pak gjasa për të shpresuar në importimin e ndonjë pike.

Nga ana tjetër, Prishtina në udhëtim e ka fituar vetëm një ndeshje (ndaj Gjilanit), teksa ka shtatë humbje e katër barazime.

Aq sa ka bilanc pozitiv Liria në shtëpi, Prishtina e ka negative në udhëtim.