Prishtina nuk ndalon, merr edhe sulmuesin e njohur Berat Hyseni

101

berat hyseniSulmuesi prishtinas, Berat Hyseni, është kthyer në folenë e vjetër në Prishtinë. Sulmuesi është i lumtur që është kthyer në Prishtinë, ndërsa thotë se marreveshja është arritur para katër ditëve, njofton mediumi online “GazetaOlle”.

“Jam kthyer te Prishtina me shumë dëshirë. Kam arritur marrëveshje me këtë skuadër para katër ditëve, por nuk e kam bërë të ditur këtë derisa arrita marrëveshje për shkëputje të kontratës me Hajvalinë. Te Prishtina e kam dhënë gjithmonë më të mirën dhe kam shënuar gola. Besoj qe me trajnerin Sami Sermaxhaj do të kthehem ne formën time më të mire”, ka thënë Hyseni.