Prishtina mposht thellë Besën në derbin e futsallit

Prishtina e ka deklasuar skuadrën e Besës me rezultat 9:2, në derbin e kësaj xhiroje në futsall.

Në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, vendësit i dhanë leksion pejanëve duke treguar se në mungesë të skuadrës së Feniksit që është larguar nga garat, janë ata njëra nga skuadrat favorite për titull, transmeton KTV.

“Bardhekaltrit” edhe pse me shumë mungesa në formacion e mbyllën dilemën e fituesit qysh në pjesën e parë të cilën e mbyllën me rezultat tenistik 6:1.

Kurse në pjesën e dytë, vendësit realizuan edhe 3 herë, kurse pejanët edhe pse sulmuan me të gjitha forcat, vetëm një herë ishin të saktë para portës së kundërshtarit.

Për Prishtinën, fantastik ishte Mërgim Dervishaj me 5 gola kurse shkupjanët Erkan Seferi dhe Eljesa Neziri, shënuan nga dy gola secili.

Golat e vetëm për pejanët i realizuan Alban Gashi dhe Endrit Gjurkaj.