Prishtina merr lajme të mira para sfidës me Gjilanin

270

Prishtina merr lajme të mira nga infermieria, pasi futbollisti Lorik Boshnjaku ka marrë dritën jeshile nga staffi mjekësor për sfidën e rradhës ndaj Gjilanit, raporton faqja zyrtare e klubit bardh e kaltër.

Po ashtu, nga suspendimi rikthehen edhe dy mesfushorët, Endrit Krasniqi dhe Debatik Curri dhe skuadra momentalisht është plotësisht e kompletuar para ndeshjes shumë të rëndësishme – me Gjilanin e pozicionuar në vendin e dytë me 9-pikë, një më pak se sa Prishtina.

Prishtina dhe Gjilani priten të ndeshen të premten në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, me fillim nga ora 15:00.

/Gazeta Sheshi/