Prishtina ‘mbyllet’ në Istog për duelin me 89-shin

Kryesia dhe shtabi teknik i Prishtinës kanë preferuar t’i mbajnë të izoluar futbollistët para derbit të së martës me Trepçën ’89.

Futbollistët e Prishtinës nga dita e sotme deri të martën në mëngjes janë në karantinë.

Kryeqytetasit kanë zgjedhur Banjën e Pejës (Istog) dhe Hotel “Onix” që të qëndrojnë aty, shkruan Gazetasheshi.com.

Praku në kuadër të kompleksit iu ofron kushte të mira futbollistëve edhe për stërvitje.

Trepça ’89 dhe Prishtina ndeshen të martën në kuadër të xhiros 20 të Vala Superligës.