Prishtina mbërrin në Antalya, katër futbollistë mungojnë kundër Dritës dhe në fazën përgatitore

26

Klubi Futbollistik “Prishtina” ka mbërritur në Antalya të Turqisë për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin pranveror, shkruan Gazetasheshi.com

Kujtojmë që Prishtina të shtunën e luan ndeshjen e Superkupës me ekipin e Dritës.

Në këtë ekspeditë janë të ftuar 23 lojtarë, ndërsa mungojnë për shkaqe dokumentacioni, Mankenda dhe Otto John, portieri Alban Muqiqi i infektuar me COVID-19 dhe Ermal Vitija i lënduar.

Ekipi i Prishtinës në këto përgatitje përbëhet nga portierët, Eglant Haxho, Ardit Nika dhe portieri i juniorëve, Fatos Sinani. Ndërsa 20 futbollistët janë, Besnik Krasniqi, Erdin Dushi, Gentjan Muça, Leotrim Bekteshi, Lumbardh Dellova, Gledi Mici, Leonit Abazi, Tun Bardhoku, Behar Maliqi, Lorik Boshnjaku, Valon Pllana, Qendrim Zyba, Sabien Lilaj, Endrit Krasniqi, Mergim Pefqeli, Albin Prapashtica, Enis Gavazaj, Dhurim Zhuri, Alban Shillova dhe Leotrim Kryeziu.

Më poshtë e gjeni njoftimin e klubit: /Gazeta Sheshi/