Prishtina ‘likuidon’ edhe Llapin, Trepça ’89 i hakmerret Besës!

Pamje nga ndeshja ndërmjet Llapit dhe Prishtinës | FOTO: Shpend Ahmeti

Prishtina ka vijuar me rezultate pozitive, derisa në kuadër të xhiros së 14-të ka triumfuar ndaj Llapit në Podujevë me rezultat të pastër 2-0, raporton Gazetasheshi.com.

Endrit Krasniqi e Leotrim Kryeziu realizuan golat për ekipin nga kryeqyteti.

Në të njëjtën kohë, Trepça ’89 fitoi ndaj Besës me rezultat 4:2.

Prishtina me fitoren ndaj Llapit arrin në kuotën e 21 pikëve në pozitën e katërt. ’89-shi është i shtati me 17. Llapi e Besa zënë dy pozitat e fundit me 8, respektivisht 6 pikë.

Gazeta “Sheshi” ju sjell në mënyrë kronologjike dy ndeshjet:

LLAPI – PRISHTINA 0-2

– Mbyllet ndeshja!

90+3′ Zëvendësim te Prishtina: Qëndrim Zyba inkuadrohet në vend të Gauthier Mankendës.

90+2′ Zëvendësim te Prishtina: Albin Prapashtica inkuadrohet në vend të Leonit Abazit.

90+1′ GOOOL… Leutrim Kryeziu (Pri) realizon me finte në portën e zbrazët për rezultatin 0-2.

+3′ minuta shtesë!

84′ Zëvendësime te Llapi: Premtim Jakupi dhe Edon Sadriu inkuadrohen në vend të Kastriot Selmanit dhe Valmir Veliut.

82′ Besnik Krasniqi (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

80′ Gauthier Mankenda (Pri) nuk e shfrytëzon një gabim të Bekim Maliqit, derisa i vetëm me ‘gardianin’ Stefan Hoffman gjuan në duart e tij.

80′ Mentor Zhdrella (Llap) gjuan brenda zonës pas një kombinimi me Arbnor Ramadani, por bllokohet goditja e tij nga mbrojtja udhëtuese.

75′ GOOOL… Endrit Krasniqi (Pri) përfiton nga një asistim i Leonit Abazit dhe realizon brenda zonës për 0-1.

72′ Ahmed Januzi (Llap) shmanget bukur brenda zonës dhe gjuan me të majtën, por intervenon në mënyrë fantastike Eglant Haxho, i cili e ruan portën e paprekur.

55′ Endrit Krasniqi (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

+1′ minuta shtesë!

45′ Lumbardh Dellova (Pri) gjendet bukur brenda zonës pas një harkimi të Gledi Micit, mirëpo goditja e tij shkon mbi portën e Stefan Hoffman.

26′ Sabien Lilaj (Pri) provon goditjen nga ndërprerja, por topi shkon mbi traversë.

25′ Bunjamin Emini (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë!

17′ Leonit Abazi (Pri) depërton në solo aksion, mirëpo gjuan pranë portës.

12′ Ahmed Januzi (Llap) gjuan nga penaltia dhe dështon. Sulmuesi i Llapit ka goditur shtyllën pingule.

10′ Mentor Zhdrella (Llap) harkon brenda zonës, ndërkohë që topi ndalet nga Besnik Krasniqi dhe gjyqtari kryesor Dardan Çaka akordon penalti, pasi që konsideron se mbrojtësi i kryeqytasve ka luajtur me dorë.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Llapi: Hoffman, Idrizi, Prençi, Emini, Maliqi, Shabani, Ar.Ramadani, Zhdrella, Selmani, Veliu, Januzi. Kryetrajner: Tahir Batatina

Prishtina: Haxho, Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, Krasniqi, Abazi, Mankenda, Kryeziu. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Gjyqtarë: Dardan Çaka, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Isak Ceroviku

Stadiumi: “Zahir Pajaziti” – Podujevë

TREPÇA ’89 – BESA 4-2

– Mbyllet ndeshja!

90+1’ Zëvendësim te Trepça ’89: Zeki Ademi inkuadrohet në vend të Arbnor Mujës.

+5 minuta shtesë!

80′ Shpëtim Idrizi, kryetrajner i Trepçës ’89 ndëshkohet me karton të verdhë!

67′ Zëvendësim te Trepça ’89: Kreshnik Nebiu inkuadrohet në vend të Arbnor Mujës.

64′ GOOOL… Sadat Berisha (T’89) gjendet bukur brenda zonës pas asistimit të Rilind Nimanit dhe realizon për 4-2.

60′ Mateus Barbosa (Bes) ndëshkohet me karton të verdhë!

59′ Milot Avdyli (T’89) gjuan drejt portës, por pret Agron Kolaj.

53′ GOOOL… Sebastian Marques (Bes) realizon nga penaltia dhe ngushton rezultatin 3-2.

52′ Milot Avdyli (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

52′ Redon Syla (Bes) pengohet brenda zonës nga Milot Avdyli dhe gjyqtari kryesor Ilir Mehmeti akordon penalti.

50′ Etnik Brruti (Bes) ndëshkohet me karton të verdhë!

– Starton pjesa e dytë!

* Zëvendësim te Besa: Redon Syla inkuadrohet në vend të Norik Krasniqit.

– Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Zëvendësim te Besa: Blazo Rajovic inkuadrohet në vend të Filip Sekic.

+2′ minuta shtesë!

44′ GOOOL… Ardi Tahiri (Bes) realizon me parabol pas një pasimi fantastik të Etnik Brrutit, 3-1.

36′ Adenis Shala (T’89) depërton dhe futet bukur brenda zonës, por pret ‘gardiani’ Agron Kolaj.

27′ Muhamed Darwish (T’89) gjuan me volej brenda zonës, por topi shkon pranë portës.

24′ GOOOL… Muhamed Darwish (T’89) me një super gjuajtje nga distanca realizon për 3-0.

22′ GOOOL… Muhamed Darwish (T’89) gjendet bukur brenda zonës pas harkimit të Ardian Mujës dhe realizon për 2-0.

04′ GOOOL… Sadat Berisha (T’89) gjuan me kokë pas harkimit të Muharrem Jasharit dhe realizon për 1-0.

03′ Milot Avdyli (T’89) gjuan brenda zonës me të majtën, por pret me sukses ‘gardiani’ Agron Kolaj.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Prince, Kacar, Okonwo, Berisha, Ard.Muja, Jashari, Namani, Darwish, Avdyli, Shala, Arb. Muja. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi

Besa: Kolaj, Sekic, Ajdini, Mateos, Xhaka, Halili, Sheqerolli, Lucas, Brruti, Krasniqi, Tahiri. Kryetrajner: Jerome Klein

Gjyqtarë: Ilir Mehmeti, Lumturije Muhadri, Alban Ejupi, Arben Halilaj

Stadiumi: “Riza Lushta” – Mitrovicë

/Gazeta Sheshi/