Prishtina klubi me më së shumti përforcime, ja të gjitha lëvizjet në afatin kalimtar të hendbollit

Rron Ramadani dhe Beni Syla gjatë prezantimit te KH Prishtina

Kërkesa të shumta për ndërrim të klubit nga ana e hendbollistëve janë bërë në afatin kalimtar të janarit, që ishte i hapur prej 15 deri më 22 janar.

Në Superligën e hendbollistëve skuadrat më aktive ishin Prishtina, Prizreni e Trepça, por lëvizje kanë bërë edhe skuadrat tjera.

Transferime ka pasur edhe në Superligën e hendbollisteve e po ashtu në ligat tjera. Për kërkesat e bëra do të vendos Komisioni për regjistrim të lojtarëve, në afat prej shtatë ditësh.

Prishtina ka bërë kërkesë për regjistrimin e dy lojtarëve me përvojë të Kastriotit, Rron Ramadanit e Beni Sulës. Fidan Gashi e Edmond Qela janë lojtarët tjerë të paraqitur nga Prishtina për regjistrim.

Prizreni ka paraqitur kërkesë për regjistrim të Rikard Qunit, Arion Tanushit, Qëndrim Ibrahimit, Hamdi Salihut e Drilon Haxhimusës. Trepça ka paraqitur për regjistrim dy lojtarët e Vushtrrisë, Fitim Klinakun e Erkan Abazxhikun.

Në Superligën e hendbollisteve më së shumti kërkesa ka bërë Ferizaj. Më poshtë paraqesim të gjitha kërkesat e bëra.


/Gazeta Sheshi/