Prishtina i thotë ‘lamtumirë’ FIBA Europe Cup

Skuadra kosovare, Sigal Prishtina ka pësuar një disfatë zhgënjyese në Prishtinë, duke u eleminuar nga gara evropiane e FIBA Europe Cup.

Kryeqytetasit janë mposhtur nga Medi Bayreuth, në kuadër të fazës grupore FIBA Europe Cup me rezultatin 68-93, njëkohësisht janë eleminuar nga ky kompeticion prestigjioz.

Sa i përket aspektit të lojës, sonte Prishtina nuk ishte fare në element dhe gjermanët e shfrytëzuan këtë pothuajse për çdo çerek 13-23, 15-22, 17-30 (përveç të dytit 23-18) dhe në fund arritën fitore të merituar.

Tek Prishtina sonte në këtë humbje pikëdyshifrore arritën, Divine Myles(14), Fahro Alihodzic(14), Jonathan Wade(14) e Fisnik Rugova(11).

Tek Medi në fitore u dalluan, Alford me 18 pikë e Travis me 14 pikë.

Prishtina e mbyll aventurën e saj në FIBA Europe Cup, sivjet në fazën e grupeve me dy fitore e tre disfata, përderisa do ta luajë edhe ndeshjen e fundit tashmë “revyale” ndaj Ventspilsit në Prishtinë, për ta mbyllur garën.