Prishtina i bën sefte këtë edicion ndaj Llapit

Prishtina ka triumfuar në sfidën hapëse të këtij edicioni, derisa në stadiumin Agron Rama në Obiliq ka triumfuar përballë skuadrës së Llapit me shifrat 3-1. Një debutim sikurse në ëndrra për trajnerin Kushtrim Munishi, i cili pasi fiton trofeun e Superkupës, starton me fitore në Vala Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta Sheshi.

Prishtina – Llapi 3-1

90+3′ – Mbyllet ndeshja. Prishtina merr fitoren e parë sezonale derisa e mposhtë skuadrën e Llapit me shifrat 3-1.
78′ – Liridon Leci provon nga distanca për mrekulli, por edhe më mirë intervenon Avdyli.
74′ – Shtylla e shpëton skuadrën e Prishtinës, derisa Berbatovci godet shtyllën pas një depërtimi nga krahu i djathtë.
71- Gooooal. Egzon Sinani përfiton nga një dhuratë e Kukajt brenda zonës dhe ngushton epërsinë, 3-1.
69′ – Gentrit Begolli shpërdoron një mundësi të mirë shënimi për të thelluar edhe më tej rezultatin.
62′ – Gooooal. Rradha për të realizuar është për Makendan, i cili gjendet mjaft mirë brenda zonës dhe realizon golin e rradhës për kryeqytetasit, 3-0.
59′ – Goooal. Makenda shmanget bukur brenda zonës, ndërkohë që shërben bukur Januzin që rezlizon në portën e zbrazët, 2-0.
57′ – Liridon Leci provon nga ndërperja, por goditja tij përfundon jashtë portës.
48′ – Goooal. Shend Kelmendi arrijnë të deportojë brenda mbrojtjes udhëtuese duke e mposhtur me lehtësi Avdylin, 1-0.
46′ – Starton pjesa e dytë.

45+1′ – Mbyllet pjesa e parë. Skuadrat drejtohen dhomave të zhveshjeve me rezultatin e nisur nga fillimi i ndeshjes.
40′ – Makenda depërton bukur brenda zonës, por vetëm jashtë portës përfundon goditja e tij.
30′ – Edon Zeqiri godet shtyllën pasi u gjend bukur brenda zonës dhe më pas intervenon Muçiqi.
28′ – Makenda harkon brenda zonës për Endrit Krasniqin, por mesfushori gjuan mbi portë pas goditjes me kokë.
25′ – Liridon Leci edhe njëherë brenda zonës arrinë të plasojë goditje, por mbi portë.
15′ – Curri shërben brenda zonës Makendën, por gardiani Avdyli intervenon sigurtë.
07′ – Makenda shërben bukur brenda zonës alo mbrojtësin Liridon Leci, por gjuajtja e tij përfundoi vetëm pranë portës.
01′ – Starton ndeshja. Futbollistët e Llapit luajnë me topin të parët.

Prishtina: Muçiqi – Maxhuni, Dallku /c/, Kukaj, Leci – Curri, Boshnjaku, Krasniqi – Pefqeli, Mankenda, Januzi.

Llapi: Avdyli – Jashari, Sinani, Emini /c/, Idrizi, Namani, Shabanaj, Zeqiri, Krasniqi, Berbatovci, Hyseni.

/Gazeta Sheshi/