Prishtina gjen ‘ilaqin’ për Dritën, Ballkani ndalet në Gjilan, ’89-shi pa ‘frena’

2995

Skuadra e Prishtinës e ka fituar derbin kundër Dritës. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së 21 të Superligës së Kosovës në futboll, ka përfunduar me rezultatin 2:0 në të mirë të Prishtinës, shkruan Gazetasheshi.com.

Gjilani dhe Ballkani kanë luajtur baras 1:1, në duelin e xhiros së 21-të të Superligës. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, pasi në të parën nuk pati ndryshim rezultati.

Trepça ’89 e ka mposhtur Llapin me rezultat 1:0, në ndeshjen e javës së 21-të të Superligës, e cila u zhvillua sot në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Gazeta “Sheshi” ju sjell raportin e ndeshjeve në mënyrë kronologjike:

Prishtina – Drita 2-0

– Mbyllet ndeshja

+6 minuta shtesë!

87′ GOL! Tun Bardhoku (Pri) përfiton nga një asistim i Endrit Krasniqit dhe realizon për 2-0.

85′ Zëvendësim te Prishtina: Tun Bardhoku inkuadrohet në vend të Leonit Abazit.

85′ Zëvendësim te Drita: Esosa Irogue në vend të Haxhimusës

77′ Xhevdet Shabani (Dri) gjuan me të majtën, por pret Ardit Nika.

72′ Kastriot Rexha (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

70′ Kastriot Rexha (Dri) realizon me kokë, por goli i anulohet për shkak të pozitës jashtë loje.

68′ Zëvendësim te Prishtina: Sabjen Lilaj inkuadrohet në vend të Alban Shillovës.

65′ Zëvendësim te Drita: Ergyn Ahmeti inkuadrohet në vend të Astrit Fazliut.

62′ Besnik Krasniqi (Pri) gjuan nga ndërprerja, por topi shkon mbi portë.

60′ Henry Onoka (Dri) ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet nga loja.

58′ Leonit Abazi (Pri) gjuan drejt portës, pret fillimisht Faton Maloku, ndërkohë më pas godet traversën me kokë Alban Shillova.

57′ Qëndrim Zyba (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

54′ Ardian Cuculi (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

– Starton pjesa e dytë!

* Zëvendësim te Drita: Kastriot Rexha inkuadrohet në vend të Almir Ajzerajt.

– Mbyllet pjesa e parë!

45+3′ Almir Ajzeraj (Dri) gjendet në pozitë ballore për të shënuar, por gjuan lartë mbi portë.

+3 minuta shtesë!

40′ Zëvendësim te Drita: Bujar Shabani inkuadrohet në vend të Fidan Gërbeshit.

37′ Alban Shillova (Pri) gjendet në rast të 100% për shënim, por Faton Maloku i devijon topin në fundore.

35′ Lorik Boshnjaku (Pri) gjuan nga distanca, por pret Faton Maloku.

32′ Fidan Gërbeshi (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

24′ Hamdi Namani (Dri) gjuan nga afërsia, mbi portë.

17′ GOL! Leutrim Bekteshi (Pri) gjuan me kokë pas harkimit të Endrit Krasniqit dhe realizon për 1-0.

12′ Henry Onoka (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

09′ Almir Ajzeraj (Pri) gjuan me të majtën, por mbi portë.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Nika, B. Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E. Krasniqi, Abazi, Shillova, Kryeziu. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Drita: Maloku, Blakçori, Cuculi, Gerbeshi, Henry, Namani, Vucaj, Fazliu, Xh. Shabani, Haxhimusa, Ajzeraj. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Gjyqtarë: Tefik Maloku, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Gramos Shala

Stadiumi: “Fadil Vokrri” – Drenas

Gjilani – Ballkani 1-1

– Mbyllet ndeshja

+6 minuta shtesë!

89′ Pas konsultimit me asistentët, gjyqtari Çaka kthen vendimin për penalti.

88′ Muhamed Useini (Gjil) luan brenda zonës, teksa gjyqtari kryesor Dardan Çaka akordon penalti për mysafirët.

82′ Zëvendësime te Gjilani: Qëndrim Dautaj, Shend Kelmendi dhe Arbër Çyrbja inkuadrohen në vend të Ardit Hilës, Fiton Hajdarit dhe Darko Nikaçit.

79′ Zëvendësim te Ballkani: Ilir Berisha inkuadrohet në vend të Mirlind Dakut.

78′ Arbër Potoku (Ball) ndëshkohet me karton të verdhë!

77′ GOL! Darko Nikaç (Gjil) gjendet bukur brenda zonës dhe realizon për ta barazuar rezultatin.

75′ GOL! Mevlan Zeka (Ball) realizon një super gol nga largësia duke e lënë të shtangur ‘gardianin’ Enea Koliqi.

67′ Zëvendësim te Gjilani: Armend Halili inkuadrohet në vend të Tomislav Sorsës.

62′ Edvin Kuç (Ball) gjuan nga distanca, por pret Enea Koliqi.

– Starton pjesa e dytë!

* Zëvendësim te Ballkani: Mevlan Zeka inkuadrohet në vend të Arbër Hoxhës.

– Mbyllet pjesa e parë!

+4 minuta shtesë!

41′ Gerhard Progni (Gjil) gjuan me kokë, por pret Damir Luljanovic.

35′ Mirlind Daku (Ball) gjuan jashtë portës nga afërsia.

28′ Blend Baftiu (Ball) gjuan nga ditanca, por mbi portë.

23′ Zëvendësim te Gjilani: Oltion Rapa inkuadrohet në vend të Ylber Kastratit.

22′ Ylber Kastrati (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

18′ Përplasje në mesin e fushës ndërmjet Ylber Kastratit të Gjilanit dhe Nazmi Gripshit të Ballkanit.

10′ Gerhard Progni (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

05′ Mirlind Daku (Ball) gjuan nga distanca, por mbi portë.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Kastrati, Fustar, Sorsa, Veliu, Useini, Musolli, Hila, Hajdari, Progni, Nikaç. Kryetrajner: Bylbyl Sokoli

Ballkani: Luljanonovic, Thaqi, Jashanica, Prekazi, Potoku, Kuç, Baftiu, Gripshi, Krasniqi, Hoxha, Daku. Kryetrajner: Bledi Shkëmbi

Gjyqtarë: Dardan Çaka, Besnik Morina, Imran Kabashi, Visar Kastrati

Stadiumi i qytetit – Gjilan

Trepça ’89 – Llapi 1-0

– Mbyllet ndeshja

+3 minuta shtesë!

77′ Arbnor Muja (T’89) gjuan jashtë portës nga afërsia.

68′ Zëvendësim te Llapi: Adonis Aliu inkuadrohet në vend të Edon Sadriut.

55′ Sava Gardasevic (Llap) shpërdoron një rast të pastër shënimi, duke gjuajtur jashtë portës.

– Starton pjesa e dytë!

* Zëvendësime te Llapi: Sava Gardasevic dhe Kastriot Selmani inkuadrohen në vend të Amir Hosarit dhe Muhamed Hysenit.

– Mbyllet pjesa e parë!

+4 minuta shtesë!

45′ GOL! Mohamed Darwish (T’89) gjuan nga ndërprerja dhe realizon një super gol, 1-0.

42′ Arbnor Muja (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

40′ Zëvendësim te Trepça ’89: Robert Rrahmani inkuadrohet në vend të Zeki Ademit.

35′ Arbnor Ramadani (Llap) gjuan nga ndërprerja, por pret në mënyrë fantastike Ardit Hyseni.

30′ Zëvendësim te Llapi: Edon Zeqiri inkuadrohet në vend të Ahmet Halitit.

28′ Rilind Nimani (T’89) gjuan nga distanca, por fantastik Marijan Coric, i cili e dëbon topin në fundore.

25′ Arbnor Muja (T’89) gjendet i vetëm me ‘gardianin’ Marijan Coric, i cili pret goditjen e tij.

20′ Mohamed Darwish (T’89) gjuan nga ndërprerja, por mbi portë.

12′ Valmir Veliu (Llap) shmanget bukur mbrojtjen vendase, por goditja e tij devijohet në fundore nga Ardit Hyseni.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Hyseni, Pllana, Berisha, Mashau, Nimani, Arb. Muja, Darwish, Ard.Muja, Jashari, Shala, Ademi. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi

Llapi: Coric, Hossari, Prençi, Emini, Haliti, Shabani, Ramadani, Zhdrella, Veliu, Sadriu, Hyseni. Kryetrajner: Tahir Batatina

Gjyqtarë: Genz Nuza, Elvis Bicaj, Visar Kelmendi Shpëtim Murtezi

Stadiumi: “Riza Lushta” – Mitrovicë

/Gazeta Sheshi/