Prishtina futet në bojkot, nuk luan as ndeshjet

Një lajm i keq vjen nga klubi me renome i hendbollit Prishtina në konkurrencën e femrave.

“Senioret e KHF Prishtina bojkotojnë stërvitjet dhe ndeshjet për arsye të mosplotësimit të kushteve.

Klubi hendbollistik Prishtina (femrat) ndodhet në fazë të vështirë ekonomike tash e sa kohë, fazë e cila u bë më e ndjeshme sidomos gjatë këtij edicioni 2019/2020.

Pavarësisht kërkesës së lojtareve ndaj kryesisë së klubit që të kryhen obligimet ndaj tyre si dhe ankesës së tyre për kushtet e dobëta në klub, kryesia nuk i mori parasysh këto kërkesa.

Sot në ndeshjen për play-off është bërë me dije se ndaj kundërshtarit do luajnë kadetet e klubit, duke e vërtetuar edhe njëherë mosinteresimin e kryesisë për zgjedhjen e situatës. Duke e pare nga ana e tyre si zgjidhje te situatës shkarkimin e te gjitha lojtareve nga klubi”, është dërguar një letër në adresë të redaksisë nga hendbollistet.

Presim që kryesia e KHF Prishtina të dal me një komunikatë!