Prishtina “frikëson” Dritën me statistika fantastike në prag të ndeshjes

363

Prishtina – Drita, padyshim që do të jetë kryendeshja kryesore në javën e 21-të në Superligën e Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com

Dy skuadrat do të përballen të mërkurën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, e cila do të jetë ndeshja e pestë zyrtare këtë edicion, apo e treta kampionale

Në katër ndeshjet e këtij edicioni Prishtina ka korrur dy fitore (3:1 në Superkupë dhe 1:0 në Kupë), derisa kanë barazuar në dy ndeshjet kampionale (0:0 dhe 1:1).

Prishtina përmes faqes zyrtare ka publikuar statistikat në 52 përballje sa ka pasur me Dritën në përgjithësi

Kryeqytetasit janë bindshëm më larg sa i përket fitoreve me 23, Drita ka arritur vetëm 10-të. Kurse, 19-të ndeshje janë mbyllur me barazim

Prishtina është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme, pasi që 14 ndeshje ende nuk është dalur e mposhtur nga fusha.

Drita në kryeqytet vjen pas humbjes ndaj Trepçës ’89 me rezultat prej 1:2. Kurse, Prishtina ka arritur fitore si mysafir ndaj Arbërisë 0:4.

/GazetaSheshi/