Sigal Prishtina ka shënuar fitore të lehtë ndaj Trepçës, në derbin e Superligës së Kosovës, të zhvilluar për herë të parë pas katër vitesh në Palestrën Minatori në Mitrovicë.
Fitorja u arrit me rezultat 87:57.
Rezultati ishte në plan të dytë, pasi rikthimi në Palestër bëri që ajo të stërmbushej nga mitroviacasit, të cilët dhuruan spektakël.
Dardan Berisha shënoi 29 pikë dhe ishte më i dalluari.
Torcida kishte përgatitur edhe koreografi të ndryshme para ndeshjes. /Olle