Prishtina emëron drejtorin e ri sportiv

258

FC Prishtina ka emëruar drejtorin e ri në kuadër të menaxhmentit të klubit.

Pak me parë skuadra nga kryeqyteti në llogarinë e tyre zyrtare ka njoftuar për drejtorin e ri, i cili është emëruar ish-basketbollisti Fidan Hamiti si drejtor sportiv, shkruan Gazetasheshi.com

Postimi i plotë:

“Sot bordi i klubit vendosi t’a emërojë Fidan Hamitin drejtor sportiv të klubit.

Fidani, ish-basketbollist dhe menaxher i suksesshëm në institucione të ndryshme, do t’i bashkangjitet ekipit dhe të përkujdeset për mbarëvajtjen e pjesës sportive të klubit në sfidat e radhës.

Fidanit i urojmë punë të mbarë dhe vazhdimin e sukseseve të klubit në të gjitha kompeticionet”.