Prishtina e provon humbjen, Trepça ’89 forcon kreun

Trepça ’89 i ka shkaktuar humbjen e parë Prishtinës këtë edicion.Mitrovicasit ia kanë dalë të mposhtin kryeqytetasit me rezultat 0:2 në ndeshjen e zhvilluar në Obiliq.

Ishte John John heroi i Trepçës ’89, me dy gola të shënuara.

Pas kësaj fitore, Trepça ’89 kryeson me 24 pikë, ndërsa Prishtina mbetet në vendin e dytë me 20 pikë.

Dueli tjetër derbi ndërmjet Llapit dhe Feronikelit nuk gjeti fundin. Pranë rezultatit 0-3 për udhëtuesit, disa tifoz vendas goditën gjyqtarin anësor dhe me këtë rast kryesori dha shenjë për përfundimin e ndeshjes në minutën e 68-të.

Dy duelet tjera: Drita – Ferizaj dhe Trepça – Drenica, përfunduan pa gola, shkruan Gazetasheshi.com

Prishtina-Trepça ’89 0-2

73′ GOL. Përsëri nga një kundërzbritje arrinë të realizojnë mysafirët dhe sërish është John John i cili përballë Muçiqit fiton betejën e dytë.

11′ GOL. John John zhbllokon shifrat duke realizuar golin e parë për ‘minatorët’

Llapi-Feronikeli  0-3

68′ Ndërpritet ndeshja. Pas sulmit ndaj gjyqtarit anësor Erduan Baliqi nga tifozët vendas, kryesori ka përfunduar ndeshjen.
47′ GOL. Blerand Kurtishaj realizon golin e rradhës për skuadrën mysafire, duke mbyllur praktikisht qështjen e fituesit nga kjo ndeshje.

40′ GOL. Blerand Kurtishaj realizon edhe golin e dytë në ndeshje, duke shfrytëzuar në maksimum një shërbim bukur të Hotit nga krahu i majtë.
34′ GOL. Një aksion i shpejtë nga ana e mysafirëve është kurorëzuar me gol nga sulmuesi Mendurim Hoti.

Drita-Ferizaj 0-0

63′ Viktor Kuka i vendasve ka dështuar nga pika e bardhë, pasi humbi duelin me gardianin Rexhepi.

Trepça-Drenica 0-0

/Gazeta Sheshi/