Prishtina dhe Drita përfitojnë nga merkato e bllokuar e Partizanit

Gledi Mici gjatë prezantimi te FC Prishtina

Partizani ishte përgatitur për të bërë disa afrime në merkato, madje pati akord me disa lojtarë. Me vendimin e ndërmjetëm KAS-i la në fuqi vendimin e FIFA-s për bllokimin e merkatos për këtë vit.

Sabien Lilaj dhe Gledi Mici ishin menduar si goditjet e merkatos së të kuqve, por situata bëri që ata të kalonin te Prishtina. Franci Lala u prezantua te Korabi, Remi Dujardini është pranë Skënderbeut. Adonis Aliu u stërvit me “demat”, por së fundmi u prezantua te Llapi në Kosovë.

Vladica Brdarovski kaloi te Drita e Gjilanit. Lojtari me emrin pikant, Lukács Bõle, pritej të huazohej nga Ferencvaroshi, por vazhdon të jetë pjesë e këtij klubi. Eni Imami shikohet pranë Vllaznisë.