Prishtina dhe Berisha me “këmbë në tokë”

Prishtina regjistroi fitoren më të madhe këtë edicion, duke e mundur Gjilanin në udhëtim 1:0. Trajneri i ekipit nga kryeqyteti, Fadil Berisha është i vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre tri pikëve, por nuk po gëzohet shumë.

“Djemtë u angazhuan maksimalisht në këtë ndeshje, duke krijuar mundësi të shumta shënimi, përpos pesë minutave të fundit, në të cilat u detyruam të mbroheshim për të ruajtur rezultatin. Kemi zhvilluar një lojë të hapur dhe këtë na ka mundësuar edhe kundërshtari që për dallim prej lojës në Prishtinë, sot ka zhvilluar futboll të hapur. Se a kemi shpëtuar nga play-auti, ka kohë, përgjigjemi më vonë”, theksoi Fadil Berisha.

Në pyetjen se a është Gjilani kundërshtari i preferuar i prishtinës Berisha u përgjigj: “Jo aspak. Megjithëse tradicionalisht kemi rezultate te mira ndaj Gjilanit, përkundrazi”.