Prishtina bëhet me Qendër për Këshillim në Karrierë

184

Komuna e Prishtinës nga sot do të ketë qendrën e vet për Këshillim në Karrierë.

Ndërtimi i kësaj qendre është themeluar me iniciativë të Komunës së Prishtinës dhe eshte përkrahur nga Ambasada Britanike, si dhe Helvetas Swiss Intercooperation.

Inaugurimi i saj do të bëhet sot në ora 10:30, dhe e cila gjendet në rrugën “Hilë Mosi” apo siç njihet me emrin ish – shkolla politike. /KosovaPress/