Princ Balde paralajmëron Dritën: Nuk dalim pa pikë!

407

Takimi ndërmjet Feronikelit dhe Dritës do të jetë njëri ndër takimet më interesante të xhiros së 23-të në elitën e futbollit kosovar. Dy skuadrat vijnë nga fitoret e regjistruara në fundjavën që lëmë pas, ndërkohë që synojnë ta vazhdojnë ecurinë e rezultateve pozitive.

Në kampin e “industrialistëve” atmosfera është mjaft e mirë, teksa synojnë të dalin me pikë nga kjo ndeshje.

Mbrojtësi i kësaj skuadre, Princ Balde, në një prononcim për Gazetën “Blic Sport” ka deklaruar se përballja ndaj Dritës do të jetë e vështirë, por që ka bindje të plotë se skuadra e tij do të marrë të paktën një pikë.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Drita dëshiron të zgjasë epërsinë në tabelë dhe ne kemi nevojë për tu ngritur poashtu, ne jemi të sigurt që do të dalim me një pikë nga kjo ndeshje”, tha fillimisht Balde.

Më pas ai tha se i pëlqen shumë futbolli kosovar dhe se mendon që po përmirësohet vazhdimisht.

“Po kampionati po bëhet më i mirë pas çdo sezoni që po kalon dhe shpresoj se mund të bëhet më mirë edhe në sezonin e ardhshëm”, përfundoi Balde.

Momentalisht skuadra e drejtuar nga Klodian Duro është në vendin e gjashtë me 27 pikë.