Prijësi i “Plisave” tregon versonin e tyre të përleshjes në Obiliq (FOTO)

Prijësi i “Plisave”, Albert Kastrati ka komentuar ngjarjen e sotme të ndodhur në Obiliq, ku u sulmuan disa zyrtarë të klubit të Trepçës.

Sipas Kastratit, vetëm tash vonë e kanë kuptuar se ata ishin zyrtarë të klubit. Për më shumë, ai thotë se janë provokuar nga pesë persona.

Ndërkohë, Kastrati pohon se klubi rival pretendon të përfitojë nga ky provokim për të lënë menjëanë dyshimet për trukime të ndeshjes.