Prezentuesja e Topit të Artë zbulon bisedën ndërmjet Ronaldo-s dhe Neymar-it

158

Prezentuesja e Topit të Artë, Kade Abdo, ka zbuluar disa nga prapaskenat e gala mbrëmjes në të cilën Leo Messi ka fituar topin e pestë të artë. Ndërmjet shumë gjërave që kanë ndodhur në atë mbrëmje, gazetarja gjermane gjithashtu ka zbuluar një bisedë të fshehtë ndërmjet Ronaldos dhe Neymarit, transmeton Gazeta Sheshi.

“Gjithmonë futbollistë tregojnë ndonjë këshillë apo ndodhi që i kanë ndodhur gjatë ndeshjeve të ndryshme. Megjithëse Neymar dhe Messi janë bashkëlojtarë, ishte portugezi Ronaldo ai që qëndroi gjatë gjithë kohës me Neymarin në gala mbrëmjen. Cristiano Ronaldo i tregonte Neymarit se çfarë duhet të bënte dhe se ku duhej të shkonte në të ardhmen. Ata ishin në shoqëri të mirë gjatë gjithë kohës dhe qeshnin së bashku”, ka deklaruar prezentuesja.

/Gazeta Sheshi/