Prezantuesja e njohur kosovare: Më ngacmojnë futbollistët e kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë

E bukur dhe modeste, me stil unik në fushën e moderimit në ekranin shqiptar, Ana Rustemi prezantuesja e KTV-së, është mjaft pozitive në çdo paraqitje të saj, shkruan Gazetasheshi.com.

E tillë ishte edhe në emisionin “Fun Zone” në Super Sport, teksa tregoi disa tregime të padëgjuara më parë në lidhje me jetën e saj private.

Rustemi tregoi se në fëmijërën e hershme kishte patur dëshirë për t’u bërë futbolliste, por ëndrra e saj ishte ndalur në gjysmë nga i ati.

“Kur kam qenë më e vogël kisha dëshirë të bëhesha futbolliste. Por, babait tim nuk i pëlqente kjo gjë dhe nuk më lejoi. Ai thoshte se futbolli është lojë më shumë për burra”, deklaroi Rustemi.

Ajo gjithashtu konfirmoi edhe ‘flirtimet’ të cilat shumë futbollistë të kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë tentojnë t’i bëjnë me të.

“Po është e vërtetë. Më kanë shkruajtur si nga kombëtarja e Kosovës, po ashtu edhe nga kombëtarja e Shqipërisë”, ka deklaruar Rustemi.

Ana tashmë është pjesë e pandarë e programit të mëngjesit në Kohavision.

Fillimisht karrierën e saj televizive e ka pasuruar me emisionin “Jeta”, ku përmes tij, janë bërë të famshëm shumë personazhe të cilët e kanë prezantuar veprimtarinë e tyre.

/Gazeta Sheshi/