Prezantohen zyrtarisht Samsung Galaxy J7 dhe J5

126

Pas disa spekulimeve se si do të duken telefonat e rinj të Samsungut Galaxy J7 dhe J5, ata tani janë prezantuar zyrtarisht nga kompania e Koresë Jugore përmes faqes zyrtare.

Galaxy J7 ka procesor octa-core 1.6GHz dhe ekran 5.5 inç full HD Super AMOLED, transmeton Koha.net. Ai ka 3GB RAM dhe hapësirë memorizuese 16GB, me bateri 3,300mAh.

Ai në aspektin e kamerave ka 13 megapiksel kamerën kryesore, kurse atë ballore e ka 5 megapiksel. J7 peshon 170 gram dhe ofron lidhjen LTE.

Kurse Galaxy J5 ka procesor quad-core 1.2GHz. Ekrani i tij është 5.2 inç HD Super AMOLED, dhe ka 2GB RAM dhe 16GB hapësirë memorizuese. Bateria e tij është 3,100mAh.

Kamera e tij është e njëjtë me atë të J7, dhe peshon 159 gram.

Çmimet e tyre ende nuk janë konfirmuar dhe data e lansimit të tyre në treg nuk është konfirmuar ende.