Prezantimet më qesharake në historinë e futbollit (VIDEO)

Dhoma e konferencave, aktet promocionale, deklaratat dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë prezantimet e futbollistëve janë gjithnjë në interes për tifozët e futbollit. Por ato shpesh herë dijnë të shdërrohen në skena qesharake për një apo shumë arsye të tjera.

Në vazhdim Gazeta Sheshi transmeton disa nga prezantimet më qesharake që kanë ndodhur në historinë e futbollit:

1. ‘Pato’ Sosa dhe rrëzimi tij gjatë manovrimeve me top

Në vitin 2004 ‘Pato’ Sosa kishte ateruar në Vicente Calderon në mënyrën më të keqe të mundshme. Në prezantimin e tij ai u rrëzua, derisa tentoi të manovronte me topin. Të pranishmit e paktë që ishin në prezantimin e tij filluan të qeshnin, derisa videoja bëri xhiron e botës.

2. Mista gaboi “Sheshin” e Realit me atë të Atleticos

Atletico Madrid kishte menduar se kishte goditur fortë me transferimin e Miguel Ángel Ferrer ‘Mista’ në fundin e merkatos së vitit 2006. Por tifozët e kësaj skuadre shpejtë u dëshpruan me ç’rast futbollisti gaboi “Sheshin” kryesor të Atleticos me atë të rivalit të përjetshëm Realit. “Dëshiroj të shkoj në Ciebeles… Më falni, më falni në Neptuno doja të thoja”, ishte shprehur futbollisti në prezantimin e tij.

3. Marco Perez ia teproi me driblime dhe u rrëzua


Sulmuesi Marco Perez nuk do të mbahet mend nga tifozët e Real Zaragozas për golat e tij të shumtë, por për gafën e rëndë të bërë gjatë prezantimit. Duke tentuar të driblojë topin, ai rrëozohet dhe bëhet gaz para të pranishëmve.

4. Pizzi dhe veshja e tij skandaloze

Aventura e Juan Antonio Pizzit tek Valencia nuk mund të jetë më e shëmtuar se prezantimi tij. Kur morri detyrën e shefit të stolit tek lakuriqët ai u prezantua me një veshje më të gjatë se realisht i duhej atij.

5. Marianos nuk ia dol me dribilimet

Mariano Ferreira erdhi në Sevilla si përforcim i madh, por shpejtë u shuajtën shpresat për të, derisa futbollisti u bë gaz në prezantimin e tij, pasi që nuk dinte të manovronte me topin.

Përgatiti: Drilon SYLEJMANI

/Gazeta Sheshi/