Pretendentët përplasen mes vete në Dardanë, në Viti luhet derbi i Anamoravës

Grupi B në Ligën e Parë pritet të ul siparin me ndeshjet e xhiros së pestë në program, me ç’rast pritet të ketë përballje mjaft interesante, shkruan Gazetasheshi.com.

Dardana e pret Flamurtarin në shtëpi në njërën nga ndeshjet më interesante të javës, teksa Vitia i bën ‘konak’ Kikës në Sadovinë, njëherit në derbin e Anamoravës.

Ferizaj në anën tjetër takohet me Ramiz Sadikun, ndërsa KEK-u do ta kërkojë këndelljen ndaj 2 Korrikut.

Të gjitha takimet startojnë nga ora 14:00.

Të shtunën është zhvilluar takimi i vetëm i këtij grupi ndërmjet Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit, i cili përfundoi 2-0 në favor të vendasve.

/Gazeta Sheshi/