Presidenti Thaçi: Me Edi Ramën do të përkrahim Kosovën në Shkodër

Pas pak ditësh, Shqipëria do të mirëpresë edhe Përfaqësuesen e Kosovës, që do të luajë në Shkodër kundër Kroacisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se tifozët nga Shqipëria, do ta përkrahin fuqishëm skuadrën e Albert Bunjakut.

“Unë do të jem në stadiumin e Shkodrës në ndeshjen e përfaqësueses së Kosovës me atë të Kroacisë dhe ftoj të gjithë dashamirësit e futbollit të Republikës së Shqipërisë që të japin maksimumin e përkrahjes për vëllezërit e tyre përtej kufirit në këtë ndeshje të vështirë për ne”.

 “Të gjithë duhet të kuptojnë se fitoret e ekipit të Kosovës kanë rëndësi të veçantë për ne, sepse promovojnë shtetin tonë të ri, forcojnë pozicionin tonë ndërkombëtar. Prandaj jam shumë i gëzuar, që për të dhënë këtë mesazh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur që të vijë në stadiumin ‘Loro Boriçi’ për të mbështetur përfaqësuesen e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.