Presidenti Ramaj flet për trajnerin e ardhshëm të Feronikelit

Feronikeli prej të shtunës ka mbetur pa trajner, për shkak të largimit të Agim Sopit.

Kampionët e tanishëm bënë publik lajmin pas humbjes 2:1 ndaj Llapit, se me Sopin dhe këshilltarin Albert Bunjaku kanë ndarë rrugët shkaku i rezultateve.

I pari i Feronikelit, Naser Ramaj, ka deklaruar se ende nuk kanë nisur bisedimet me trajnerin e ardhshëm.

“Momentalisht nuk jemi në bisedime me askënd. Çdo emër që del në media deri tash, janë vetëm thashetheme. Do t’ju njoftojmë me kohë për më të rejat”, ka deklaruar Ramaj për Gazetën Olle, përcjell Sheshi.

Gjatë këtij kampionati, skuadra nga Drenasi ndërroi dy trajnerë.