Presidenti: Kam pasur, kam dhe do kem jetë të pasur seksuale

130

Gjeorgjia është tronditur nga një skandal seksual, raporton BBC.

Autoritetet kanë arrestuar dy persona në lidhje me videot seksuale të hedhura online.

Të arrestuarit janë një ish-zyrtar i Ministrisë së Brendshme dhe një avokat.

Ata dyshohet se po shpërndajnë online videot me aferat seksuale të politikanëve dhe gazetarëve. Deri më tani janë publikuar dy video.

Në njërën prej tyre shihet një politikane e opozitës duke bërë seks me një burrë, që nuk është i shoqi.

Videot kanë tensionuar situatën përpara zgjedhjeve të përgjithshme, që pritet te mbahen në tetor.

Në një video paralajmërohet se ka të tjera video seksuale të gazetarëve dhe politikanëve.

Kjo ka bërë që presidenti i vendit, Giorgi Margvelashvili, të solidarizohet me të gjithë ata që janë kërcënuar.

“Unë kam pasur, kam dhe do kem një jetë seksuale të pasur,” tha presidenti 46-vjeçar në TV.

Nga ana tjetër, disa aktivistë të shoqërisë civile dolën përpara qeverisë duke kërkuar që t’i jepet fund shantazhit me video.

“Seksi nuk është krim,” thuhej në sloganet e tyre.

Mes personave të kërcënuar se do i publikohet videoja erotike është edhe gazetarja e njohur, Inga Grigolia. Edhe ajo doli kundër kërcënimeve, duke u shprehur në ekran se nuk do heshtë.

“Kam një të dashur të mrekullueshëm, bëj seks dhe kam ndërmend të jetoj siç kam jetuar deri më tani”.