Presidenti i FC Ballkanit e paralajmëron Prishtinën me këtë mesazh!!

FC Ballkani është njëri ndër skuadrat më në formë aktualisht në Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipi që drejtohet nga Ismet Munishi ndanë kreun e tabelës me Llapin me nga 17 pikë të tubuara, ndërkohë përpara ka një ‘malore’ për tu ngjitur, shkruan Gazetasheshi.com.

‘Portokallinjtë’ të hënën e presin FC Prishtinën në shtëpi, ndërkohë optimist për këtë sfidë është presidenti i këtij ekipi Arsim Kabashi, i cili në llogarinë e tij ka paralajmëruar kryeqytetasit.

“Ju lumtë o trima. Kush e ka radhën, kënaqësi me mujt edhe Prishtinën, shihemi të hënën”, ka shkruar Kabashi në rrjetet sociale.

Ballkani – Prishtina, zhvillohet të hënën nga ora 14:30 në Therandë në kuadër të xhiros së 9-të, në kuadër të Superligës.

/Gazeta Sheshi/