Presidenti i Bayernit kritikon Manchester Unitedin

131

Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se situata e Bastian Schweinsteigerit te Manchester Unitedi, mund të ndikojë që lojtarët të mos transferohen te klubi anglez.

Mesfushori 32-vjeçar raportohet se është duke u stërvitur me rezervat e Unitedit, pasi është paralajmëruar nga Jose Mourinho se nuk bënë pjesë në planet e tij.

Schweinsteiger nuk ishte në mesin e 22 lojtarëve që Mourinho i përdori në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë ndaj Evertonit për nder të Wayne Rooneyt.

Rummenigge është shprehur i pakënaqur me situatën e Schweinsteigerit, i cili u pensionua nga përfaqësuesja gjermane në fund të muajit korrik.

“Nuk mund ta besoja. Një ose dy lojtar do të mendojnë gjatë nëse duan t’i bashkohen një klubi të tillë”, ka thënë Rummenigge.

“Diçka e tillë nuk ka ndodhur te Bayern Munichu”, ka thënë veç të tjerash presidenti i Bayernit.