Presidenti i Ballkanit i përgjigjet Plisave pas postimit të fundit!

Të shtunën na pret ndeshja më e zjarrtë e këtij edicioni, ajo mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, priten të jenë të pranishme dy tifozeritë përkatëse, shkruan Gazeta Sheshi.

Por, në kryeqytet po shihet një mobilizim i jashtëzakonshëm.

“Plisat”, kanë publikuar një videon të cilët shihen shumë figura të sportit prishtinas duke bërë thirrje të përkrahin Prishtinën në ndeshjen derbi të së shtunës.

Plisa,Nismës sonë për ndeshjen KF Prishtina – KF Ballkani, i janë bashkangjitur disa nga sportistët më të shquar të kryeqytetit.Rëndësia e kësaj ndeshje dihet! Një piknik më pak, por si një familje e madhe së bashku do të mbështesim KF Prishtinën për fitoren e radhës!Cila lagje e Prishtinës do të vij më masovikisht të shtunën në stadion?Shpërndaje dhe bëje tagg shokun që duhet të vij të shtunën në lojë.Nëse e don KF Prishtinën pas shtatë vitesh kampion, të shtunën hajde në stadion!Shihemi!

Posted by Plisat on Wednesday, February 26, 2020

E presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, i është kundër përgjigjur thirrjes së Plisave.

“Do vijmë do vijmë, përshendetje”, ka shkruar Kabashi në një koment në rrjetet sociale.

/Gazeta Sheshi/