Presidenti e kritikon në internet, trajneri e merr këtë vendim

88

Klubi më i madh në Danimarkë, Brendy, ka mbetur pa trajneri. Thomas Frank është larguar nga drejtimi i skuadrës për një arsye aspak të zakonshme.

Me të lexuar kritikat që i ka bërë presidenti i klubit, Jah Beh Andersen, në një faqe në internet, Frank ka vendosur që të largohet nga drejtimi i ekipit.

Andersen ka pranuar se ai e ka kritikuar trajnerin në internet dhe i ka kërkuar falje pastaj, por vendimi i trajnerit ka qenë i pathyeshëm.