Premtimi i madh i Ismet Munishit për Vëllaznimin

I ftuar në emisionin “Favorit” në Televizionin 7, trajneri i njohur, Ismet Munishi, ka thënë se objektivi i Vëllaznimit në këtë sezon është rikthimi në IPKO Superligë.

Trajneri i gjakovarëve ka premtuar se ekipi i tij do të japë maksimumin që t’i gëzojnë tifozët në fund të edicionit.

“Jemi pretendentë, kemi bërë një ndeshje të mirë jashtë, por nuk arritëm të fitojmë. Por, mendoj s’e kemi një skuadër të mirë dhe kushte të mira nga kryesia. Jemi të kënaqur edhe me tifozerinë. Po ashtu edhe me referimin”, u shpreh Munishi në emisionin “Favorit”.

“Do t’ia bëjmë hyzmetin dhe besoj që do t’i gëzojmë adhuruesit e Vëllaznimit në fund të sezonit”.

Pas 18 xhirove, Vëllaznimi gjendet në pozitën e pestë me 33 pikë të grumbulluara, një larg zonës së barazhit dhe 11 larg pozitës së parë, që mbahet nga Vushtrria me 44 pikë.