Zlatan Ibrahimovic po kalon momentet e fundit me skuadrën franceze Paris SG. Sulmuesi suedez që ka realizuar 27 gola këtë edicion ka deklaruar se do braktisë Parkun e Princave në fundin e sezonit. Mirëpo, pas festimit të titulli, 34-vjeçari ka bërë një premtim mjaft interesant, transmeton Gazeta Sheshi.
“Kam deklaruar se do largohem nga Parisi në fundin e sezonit. Gjërat do ndryshonin vetëm nëse ata zëvendësojnë Kullën Eifell me statujën time, atëherë premtoj se do qëndrojë”, ka deklaruar Zlatan.
Ish-sulmuesi i disa skuadrave të njohur do ta braktisë gjigantin francez në fundin e sezonit, pasi kampionati francez nuk shihet si një ambicje për të ardhmen e tij.
/Gazeta Sheshi/