Premierliga e cilëson Celinën si yll i së ardhmes

183

Me publikimin e shortit për sezonin e ri të Ligës Premier U-21, faqja zyrtare e ligës angleze i ka kushtuar një artikull të veçantë talentit të Manchester Cityt, kosovarit Bersant Celina.

Celina që ishte top-golashënuesi i Cityt në sezonin e shkuar për Ligën Premier U-21 festoi në fund të sezonit duke zgjatur kontratën edhe për tre vjet.

“Është shumë ndjenjë e mirë, është e mrekullueshme të nënshkruani për një klub që e doni. Isha shumë i lumtur që debutova këtu këtë sezon ndaj Norwichit. Ishte moment që më bëri krenar mua dhe familjen time”, kishte thënë në muajin maj reprezentuesi i Kosovës, kujton faqja zyrtare e Premier Ligës, transmeton koha.net.

Në përzgjedhjen e saj si një nga yjet e ardhshëm të Ligës Premier, tregohet se Celina iu bashkua Cityt në vitin 2012 nga Stromsgodset i Norvegjisë.