Prekazi fton dy futbollistë të KEK-ut për duelin me Norvegjinë

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës të premten do të luajë ndeshjen kualifikuese ndaj Norvegjisë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë pejj orës 19:00.

Krahas disa emrave të zbuluar më parë që praktikisht u është dërguar ftesa nga përzgjedhësi Rafet Prekazi, janë edhe dyshja e KEK-ut, Drilon Tejeci dhe Almir Ajzeraj, shkruan Gazetasheshi.com.

Me ardhjen e drejtuesve gjerman në krye të klubit duket se shumë gjëra janë ndryshuar për të mirë tek ‘elektricistët’, duke ardhur një frymë krejtësisht europiane në klub dhe me një të ardhme shumë të ndritur.

 

Fotografia e FC KEK-u

Ndryshe, Prekazi dhe ndihmësi i tij, Erdogan Celina nesër do ta shpallin listën e të ftuarëve në një konferencë për media që mbahet prej orës 13:00 në Hotel “Emerald”.

Fotografia e FC KEK-uSot është zbuluar edhe çmimi i biletave për këtë duel që luhet në Mitrovicë. Biletat janë 5 (pjesa përendimore) dhe 3 euro (pjesa lindore).

/Gazeta Sheshi/