Prapaskenat e ndeshjes: Shqipëri – Maqedoni

288

Dueli i ndërprerë ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë për shkak të kushteve atmosferike është planifikuar të zhvillohet në mesditën e së martës (14:00), por cilat ishin prapaskenat të cilat dërguan deri në marrjen e këtij vendimi?!

Të dyja palët kembengulin për orën në të cilën duhet vazhduar Ndeshja. Maqedonasit kërkonin që sfida të zhvillohej në ora 12:00, ndërkohë kuq e zinjtë kërkonin nga ora 15:00.
Argumenti i palës Shqiptare është se nëse luhet në 12:00, në ora 09:00 duhet të konsumojnë ushqim, pra duhet të zgjohen shumë herët.
Argumenti i palës maqedonase është tek fakti që nesër pasdite ekipi U-21 luan eleminatoret për kampionatin europian, shkruan Super Sport.

Sidoqoftë UEFA ka vendosur dhe tashmë pjesa e mbetur e ndeshjes pritet të vazhdojë nga ora 14:00.

/Gazeta Sheshi/