Prapaskenat e ndeshjes Drita vs. Shkëndija: Takimi i ex-ave në tunel, pica për futbollistët dhe darka e përbashkët pas ndeshjes!

Drita dhe Shkëndija zhvilluan një miqësore këtë të shtunë, e cila u takoi tetovarëve që triumfuan në Gjilan me shifrat 0-4, si për ti kthyer reston e triumfin ‘bardhekaltër’ në Tetovë dy vite më parë 1-2, shkruan Gazetasheshi.com.

Mardhëniet ndërmjet dy klubeve janë tejet të shëndosha dhe kjo u pa edhe në takimin e 12-të tetorit, teksa ndeshja më shumë ngjasonte në një vëllazërore.

Duke nisur nga tuneli që dërgon drejt fushës së lojës dhe deri në darkën e përbashkët pas ndeshjes gjithçka gjithçka frymoi vëllazërisht.

Përveç rezultatit dhe detajeve të ndeshjes Gazeta SHESHI është përkujdesur që tu sjell gjëra të padëgjuara më parë:

Autobusi i Shkëndisë ngatërroi adresën e stadiumit në Gjilan

Qytetarët e Gjilanit kanë patur mundësi për disa minuta ta shohin rrugëve të qytetit autobusin e klubit të Shkëndisë, i cili kishte ngatërruar rrugën për te stadiumi i qytetit.

Me një dizajn unikdhe pamje fantastike autobusi zyrtar i klubit tetovar la përshtypje te shumë qytetarë gjilanas që fotografonin vazhdimisht atë.

Ex-at e Shkëndisë përshëndesin në mënyrë të ngrohtë ish-bashkëlojtarët e tyre

Tre futbollistë të cilët luajtën sot për Dritën në të kaluarën ishin pjesë e Shkëndisë së Tetovës. Ardian Cuculi, Izair Emini dhe Bunjamin Shabani përshëndetën ish-shokët e skuadrës përpara ndeshjes në tunellin që dërgon nga dhomat e zhveshjes në fushën e lojës.

Nuk munguan as shakatë mes tyre, teksa Cuculi ishte më i zëshmi së bashku me Ibrahimin e tetovarëve.

Leci, Namani dhe Maloku në tribuna

Ardian Nuhiu për këtë takim nuk mundi të llogariste në shërbimet e Liridon Lecit dhe Hamdi Namanit që kanë ndjerë dhimbje muskulare pas ndeshjes me Drenicën, teksa dy futbollistët ndeshjen e ndoqën nga tribunat.

I pranishëm ishte edhe ‘gardiani’ Faton Maloku, i cili ka filluar tashmë të stërvitet me ekipin pas lëndimit që kishte. Sikurse Leci dhe Namani, po ashtu edhe Maloku ndeshjen e ndoqi nga tribunat.

Gjilanasit shërbejnë me kafe dhe pije drejtuesit e klubit tetovar dhe gazetarët e pranishëm

Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Shkëndisë u zhvillua në temperatura të larta, teksa nuk mungoi interesimi as i gazetarëve për këtë duel.

Drejtuesit e klubit gjilanas u përkujdesën që për mysafirët nga tetova dhe gazetarët e pranishëm ti qerasnin me kafe dhe pije për të treguar kështu një nivel më të lartë organizimi.

Pica pas ndeshjes për futbollistët e dy skuadrave

Se drejtuesit e Klubit Futbollistik “Drita” e kishin menduar çdo detaj të organizimit tregon edhe përkujdesja për futbollistët e dy skuadrave pas ndeshjes që u qerasën me pica.

Nga dy kuti me pica u servuan për secilën klub në dhomat e zhveshjes, teksa kjo la përshtypje të mira sidomos te tetovarët.

Darka e përbashkët pas ndeshjes

Klubi gjilanas kishte përgatitur edhe një darkë të përbashkët me tetovarët pas përfundimit të ndeshjes.

Një mikëpritje dhe organizim fantastik i gjilanasve për këtë takim, për të dëshmuar nivelin e lartë të organizimit brenda klubit.

/Gazeta Sheshi/