Prapaskenat e derbit të Manchesterit: Ja çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes tek United

273

Ndeshja ka përfunduar, por jo dhe historia mbi të. Derbi i Manchesterit ndërmjet United dhe Cityt solli shumëçka. Ndërmjet tyre edhe zënkat ndërmjet lojtarëve, një e tillë ndodhi në dhomat e zhveshjeve  tek “Djajtë”, me ç’rast disa futbollistë diskutuan me tone tejet të larta, shkruan Goalshqip.com.

Ekipi vendas po vuante në lojë, për më tepër kishin disanvantazhin prej dy golave të realizuar nga Kevin De Bruyne dhe Kelechi Iheanacho, por ishte Zlatan Ibrahimovic që mbajti gjallë shpresën e United në pjesën e dytë, duke shfrytëzuar një gabim të Bravos.

Por, sidoqoftë kjo nuk i ndaloi lojtarët e United të mos grinden mes vete, raporton The Sun. Raportohet se Jose Mourinho ka filluar të japë intruksionet e lojës vetëm atëherë pasi është qetësuar gjendja.

“Lojtarët filluan grindjen mes tyre, derisa Jose po priste qetësimin e situatës për të dhënë instruksionet për pjesën e dytë të lojës”, thotë një burim shumë i sigurtë i The Sun.

It kicked off at half-time in the Manchester United changing roomJose Mourinho vendosi ti largonte nga loja Jesse Lingard dhe Henrikh Mkhitaryan, por tashmë ishte vonë për të përmbysur Manchester Cityn e Pep Guardiolas, i cili fitoi betejën e parë 1-2.